U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive. Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z., është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme. “U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi”, njofton policia.