U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

Papa Leo XIV kremtoi Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, një ditë pasi u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë. 69-vjeçari Robert Prevost është amerikano-veriori i parë që zgjidhet Papë. Papa i ri, zgjedhja e të cilit në ditën e dytë të konklavës tronditi botën katolike romake, dukej se vinte nga dy vende njëherësh. Ai lindi dhe u edukua në Shtetet e Bashkuara, një vend jetësor për financat e kishës. Por ai ishte gjithashtu misionar, pastor dhe peshkop në Peru, i cili drejtoi Komisionin Papnor për Amerikën Latine, një pjesë e botës ku kisha është e gjallë.
Burimi: Opinion.al