U vra sot pas një sherri në Shkodër, ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit
Ndërsa hetimet për krimin e trefishtë në Shkodër me një të vrarë dhe dy të plagosur vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet, zbulohet dhe fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeçarit i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” (8 shtator). Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babanë e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç. Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital, por...
Burimi:
javanews.al