U vra nga ish-i dashuri/ Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autori e përdori për të fshehur ‘gjurmët’

U vra nga ish-i dashuri/ Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autori e përdori për të fshehur ‘gjurmët’

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare së vrarë më 26 mars nga ish-i i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, vendi i krimit. Mediat italiane bëjnë me dije se dëshmia e dhënë nga autori, ishte vendimtar në gjetjen e telefonit. Fillimisht ai pretendoi se e kishte hedhur telefonin, e më pas tregoi se ku e kishte fshehur. Prokuroria Publike e Romës ka urdhëruar teste kompjuterike mjeko-ligjore të pajisjes për analizë. Samson në ditët pas vrasjes dhe zhdukjes së trupit të shqiptares, kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në...
Burimi: Gijotina.com