U vra në Alicante, media spanjolle ‘skanon’ të shkuarën kriminale të Luka Beqirajt: Plagosje në Vlorë, lidhja me mafien italiane

U vra në Alicante, media spanjolle ‘skanon’ të shkuarën kriminale të Luka Beqirajt: Plagosje në Vlorë, lidhja me mafien italiane

Luka Beqiraj SPANJË- Luka Beqiraj, 39-vjeçari shqiptar, u ekzekutua në mes të ditës në Spanjë. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, në një kompleks sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes. Ndërkohë, mediat spanjolle i kanë kushtuar vëmendje ngjarjes, duke raportuar edhe mbi të kaluarën e 39-vjeçarit shqiptar. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Beqiraj kishte një të kaluar kriminale dhe dyshohet se kishte qenë i përfshirë në rrjete mafioze italo-shqiptare, të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Deri më tani, nuk ka asnjë autor apo emër të dyshuar, ndërsa autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë hetimi. Të gjitha hipotezat mbeten të hapura në këtë kohë, raportojnë mediat spanjolle, megjithëse mund të jetë një larje hesapesh për borxhet që Luka mund të ketë nga...