Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta 210 lekë/litri, benzina 165 lekë

Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta 210 lekë/litri, benzina 165 lekë

foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve duke caktuar naftën me pakicë në jo më shumë se 210 lekë për litër dhe benzinën në 165 lekë për litër. Sipas vendimit të marrë këtë të enjte, gazi për automjetet do të tregtohet me 71 lekë/litri ndërsa çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit është përcaktuar në 114 lekë/litri. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot më 12 nëntor në orën 18:30 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg. Bordi ka paralajmëruar operatorët se moszbatimi i çmimeve të përcaktuara do të sjellë pezullimin e aktivitetit. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të...