Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U vra me armë zjarri dhe u gjet nga kalimtarët, kush është 65-vjeçari ish polic! E kaluara e tij e errët! Frrok Lleshaj i dënuar më parë me 25 vite burg
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Vaun e Dejës në Shkodër. Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmoi gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, shumë pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burgim në...