Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U vodhën 130 mln euro dhe nuk ka djegës”/ Berisha: Balluku nuk bëri asnjë mbikëqyrje se e dinte që paratë shkonin te…
👁6819
Nga takimi me qytetarët në Kombinat, Sali Berisha, ka sulmuar zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se nuk ka mbikëqyrur punimet e djegësit të Tiranës. Berisha tha se “Lubi Balluku, duke i ditur që paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.” “Janë 130 milionë euro tuajat dhe djegësi nuk ekziston. Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante tre rroga për mbikëqyrjen e punimeve. Por Lubi Balluku, duke i ditur që paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport dhe pas 6 vitesh nuk ka as nam as nishan. Janë zhdukur 130 milionë euro”, tha ish-kryeministri.