Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U vetëplagos me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy të tjerë
👁12024
Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u vetëplagos aksidentalisht me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje, në ambientet e një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20 të mëngjesit të datës 18 maj 2025. Policia nisi menjëherë hetimet pasi u njoftua se në spital kishte mbërritur për mjekim një person i plagosur në këmbë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestuan tre shtetas: K. K., 28 vjeç (personi i vetëplagosur), A. C., 33 vjeç, A. M., 30 vjeç, (kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja). Ndërkohë, u shpall...