Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U tallën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vret vajzën e vet teniste në moshën 25 vjeçare
Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë “që jeton nga suksesi i saj”. Radhika Yadav, 25-vjeçare, është qëlluar me pistoletë teksa po e përgatiste mëngjesin në shtëpinë në afërsi të Delhit, shkruan Daily Mail. Babai i saj, Deepak Yadav gjuajti me pesë plumba në drejtim të tenistes nga arma që e ka me leje. Tre prej plumbave e goditën tenisten në shpinë, sipas policisë. Incidenti ka lënë shumë njerëz në Indi të tmerruar. Sportistja u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen...