U tall me përkthyesen e gjuhës së shenjave, aktori Mel Gibson “kryqëzohet” nga fansat

U tall me përkthyesen e gjuhës së shenjave, aktori Mel Gibson “kryqëzohet” nga fansat

Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është përfshirë në një valë kritikash në rrjetet sociale pasi u filmua duke imituar një përkthyese të gjuhës amerikane të shenjave (ASL), teksa po ngjitej në skenë për një panel në Fan Expo Canada. Në momentin që hyri në skenë, 70-vjeçari përshëndeti publikun dhe më pas imitoi lëvizjet e përkthyeses, përpara se të drejtonte gishtin drejt turmës. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër veprimin e tij. “Përkthyesja thjesht po bënte punën e saj, njerëzit po duartrokisnin dhe atmosfera ishte pozitive, ndërsa Mel Gibson e talli pa asnjë arsye”, shkroi një përdorues. Të tjerë e cilësuan veprimin e aktorit si “të neveritshëm” dhe “të turpshëm”, ndërsa disa përdorues të tjerë e mbrojtën,...