Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U tall me autizmin, kandidatja e ‘Koalicionit Euroatlantik’ reagon ashpër ndaj Ramës: E rëndë dhe e papranueshme
👁13075
Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili përdori termin “autikë” gjatë nëj deklarate publike. Sipas Pampurit, një etiketim i tillë është i papranueshëm dhe shumë i rëndë. Ajo thekson se autizmi nuk është një sëmundje, por një mënyrë tjetër e të perceptuarit botën. Pampuri përfundon me një thirrje për më shumë ndjeshmëri, respekt dhe përkushtim nga institucionet shtetërore, duke nënvizuar se përdorimi i një gjuhe të tillë nga figura publike, e aq më tepër nga një kryeministër, është i pafalshëm. “Etiketimi “autikë”, nga kryeministri; një artikulim...