Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U sulmua teksa ecte me të birin, shtrohet në spital në spital në gjendje të rëndë kryebashkiaku i një qyteti në Francë
Kryetari i bashkisë së Villeneuve-de-Marc të provincës Isere në Francë, Gilles Dussault, është shtruar në spital në gjendje të rëndë pas një sulmi të dhunshëm që pësoi pasditen e ditws së sotme. Zyrtari 63-vjeçar po ecte me të birin në një rrugë të qytetit kur një person i panjohur e sulmoi me një “objekt të paidentifikuar”, sipas zyrës së prokurorit, e cila ka marrë përsipër hetimin. Kryebashkiaku u godit në gjoks dhe u dërgua në gjendje të vetëdijshme në spitalin Edouard Herriot në Lyon. Djali i tij 28-vjeçar pësoi lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital në Vjenë. Sipas hetimeve fillestare, autori i krimit është një banor i qytetit. Ai u përpoq të arratisej me një makinë që e braktisi pasi u përplas...