U shpall fajtor për përdhunimin e dy të rinjve, jep dorëheqjen politikani australian

U shpall fajtor për përdhunimin e dy të rinjve, jep dorëheqjen politikani australian

Politiku australian Gareth Ward ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti i Uellsit të Ri Jugor (NSW) vetëm pak çaste para se të përjashtohej zyrtarisht, pasi humbi një sfidë ligjore për të qëndruar në detyrë pas shpalljes fajtor për sulm seksual ndaj dy të rinjve. Ward, 44 vjeç, u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dy burrave, të moshës 18 dhe 24 vjeç, në periudhën midis viteve 2013 dhe 2015. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pret dënimin, ndërkohë që ka njoftuar synimin për të apeluar vendimin e gjykatës. Dorëheqja e tij si anëtar i pavarur për zonën e Kiama-s u dorëzua të premten në orën 09:08 sipas kohës lokale – më pak se dy orë para se parlamenti të mbante një...