Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i dorëzoi të martën titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën më 8 korrik duke shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në Liqenin e Shkodrës. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik. Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe prefektja Majlinda Angoni. “Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit,” shkroi Vengu në rrjetet sociale. “Sakrifica...