U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari
Një 55-vjeçar ka mbetur i dëmtuar në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga një skelë teksa kryente punime në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha” ditën e sotme (29 shtator). I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha”, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, dyshohet se është rrëzuar nga skela, teksa kryente punime në fasadën e një banese.
Burimi:
javanews.al