U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar, i raportuar i zhdukur është gjetur i pajetë në një rezervuar të ujërave të zeza në Dafnes, Heraklion. Trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan në vendngjarje. Ata kryen një operacion pompimi të ujërave të zeza nën dyshimin e një shqiptari kishte rënë në rezervuar. 55 -vjeçari ishte raportuar i zhdukur mëngjesin e sotëm, duke bërë që autoritetet të kërkonin në zonë. Shkaku i vdekjes së tij po hetohet, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.