U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Të paktën 69 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prisnin ndihma humanitare, në një kohë kur i dërguari amerikan Steve Witkoff ndodhet në Izrael për të diskutuar një armëpushim të mundshëm. Sipas raportimeve nga Associated Press, mbrëmjen e së mërkurës, turma të mëdha njerëzish të uritur ishin mbledhur pranë pikës së kalimit Zikim, në kufi me Izraelin, në pritje të kamionëve me ndihma. Por ata u qëlluan me armë zjarri. Spitali fushor Al-Saraya njoftoi se kishte pranuar mbi 100 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet...