Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“U prek një plagë që po thellohej”, deputetja e zgjedhur reagon për ndërhyrjen në Theth: Natyra dhe historia nuk falin
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në Theth është prekur një plagë që po thellohej çdo ditë pasi lidhet me identitetin dhe estetikën kulturore e natyrore. Sipas saj, ndërtimet pa leje, pa historik e pa miratim ligjor u kthyen në një plagë. Koçeku thekson se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës,...