U plagos në sy, Prokuroria nis hetim për rastin e Erjonit. Në fokus edhe përdorimi i dhunës nga Policia gjatë tubimeve
Prokuroria e Tiranës informon se ka nisur hetim kryesisht për rastin e dëmtimit të të riut Erjon Vishkulli, gjatë protestës të së shtunës në kryeqytet. 28-vjeçari dyshohet se u plagos me plumb gome në sy dhe është nisur për mjekim të specializuar në Itali. Organi i akuzës po heton për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kryerjes së veprimeve arbitrare”. Nga ana tjetër, po hetohet edhe për përdorimin jo proporcional të forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestave studentore. NJOFTIMI I PLOTË Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin...
Burimi:
kohajone.com