U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kalon me sukses operaconin në Itali

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kalon me sukses operaconin në Itali

erjon vishkulli TIRANË- Erjon Vishkulli, protestuesi i lënduar në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njofton se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. Në njoftim, ministrja bën të ditur gjithashtu se qeveria ka shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për 28-vjeçarin për rrugëtimin drejt rikuperimit. Njoftimi i plotë:  Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore...