U plagos në atentatin ndaj presidentit Trump në Pensilvani, vdes një nga të plagosurit

U plagos në atentatin ndaj presidentit Trump në Pensilvani, vdes një nga të plagosurit

Një nga personat e plagosur gjatë atentatit ndaj Donald Trump në Butler të Pensilvanisë, në vitin 2024, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plagët e marra. Jim Copenhaver, 76 vjeç, u qëllua dy herë gjatë tubimit elektoral të Trump, kur 20-vjeçari Thomas Crooks hapi zjarr nga çatia e një ndërtese aty pranë. Copenhaver ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Pittsburgh, sipas zyrës së mjekut ligjor të kontesë Allegheny. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe pjesëmarrësi në tubim Corey Comperatore, ndërsa Trump u plagos në vesh. Autori i atentatit, Thomas Crooks, u vra nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret amerikan menjëherë pas sulmit. Pas lajmit për vdekjen e Copenhaver, Trump e cilësoi atë si një ‘patriot të vërtetë amerikan’. ‘Më...