U plagos disa herë me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari, arrestohet autori (EMRAT)
foto ilustruese TIRANË-Kreshnik Cara, 49 vjeç ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë gjatë një konflikti brenda një lokali në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. Viktima, u plagos në pjesën e barkut pas një konflikti me 50-vjeçarin Toni Nake. Cara u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirugjikale, por nuk i mbijetoi dot plagëve, pasi ishte plagosur disa herë më thikë në zonën e barkut. Policia arrestoi autorin e dyshuar, 50-vjeçarin Toni Nake, i cili gjithashtu mbeti i lënduar gjatë sherrit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai