U përzu nga protestuesit, Belind Këlliçi revoltohet: Ata janë të paguar!
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është përzënë sot nga protestuesit në Tiranë. I indinjuar nga incidenti, Këlliçi ka reaguar në media, ku ka pretenduar se personat që e larguan nga protesta janë të paguar nga qarqe të caktuara. Sipas deputetit demokrat, veprimet e tyre ishin të nxitura nga interesa të caktuara. Kujtojmë se gjatë protestës u përzu edhe deputeti tjetër i PD-së, Edi Paloka, i cili gjithashtu u sulmua me ujë nga protestuesit.
Burimi:
javanews.al