Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U përpoq që të merrte peng avionin duke kërcënuar me thikë, amerikani vritet nga pasagjeri
👁13407
Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Belize, ku një shtetas amerikan u qëllua për vdekje gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer një avion të vogël pasagjerësh. Ngjarja tronditëse ndodhi teksa në bord ndodheshin 14 pasagjerë, dy prej të cilëve mbetën të plagosur gjatë incidentit. Personi i identifikuar si Akinyela Sawa Taylor, sipas autoriteteve, kërcënoi me thikë pasagjerët dhe plagosi dy prej tyre – njëri prej të cilëve u godit rëndë në shpinë. Më pas, Taylor urdhëroi pilotin që të largohej nga vendi, por u neutralizua nga një pasagjer tjetër që ndodhej në avion, i cili hapi zjarr me një armë...