Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U përplas me një zog, avion bën uljen emergjente në Madrid (VIDEO)
Një avion i kompanisë ajrore Iberia, tipi Airbus A321XLR, u detyrua të bëjë një ulje emergjente të dielën në Madrid, pasi u përplas me një zog pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit spanjoll. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, avioni që kishte destinacion aeroportin Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme (“hundën”) dhe në njërin nga motorët, konkretisht motorin e majtë. Mësohet se bëhet fjalë për një nga avionët më të rinj në flotën e Iberia-s. Përplasja ndodhi në fazën fillestare të ngritjes, kur zogu goditi pjesën ballore të avionit dhe më pas...