“U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

“U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit”/ Kodi i ri Penal, Berisha: Ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar atë si një produkt të drejtpërdrejtë të qeverisë Rama dhe një instrument represiv ndaj qytetarëve. Sipas tij, qëllimi i këtij kodi është të krijojë me qindra dhe mijëra raste të reja penale për të dënuar qytetarët me burg. Ai përmendi se në draft parashikohen ndëshkime edhe për gazetarët dhe lirinë e fjalës. “Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg. Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin....