Burimi:
Sot.com.al

U paraqit në SPAK/ Del pas 2 orësh nga GJKKO, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri
👁9686
Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.