U padit për shpifje, Monika Kryemadhi paraqitet për seancën në GJKKO

U padit për shpifje, Monika Kryemadhi paraqitet për seancën në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”. Në kallëzimin e tij, Kara pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës. “Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu” – është shprehur kryemadhi para se të hynte në ambientet e GJKKO.
Burimi: Gijotina.com