U nda nga jeta, kush ishte Ozzy Osbourne?

U nda nga jeta, kush ishte Ozzy Osbourne?

Ylli i muzikës “heavy metal”, Ozzy Osbourne, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, vetëm disa javë pasi u ribashkua me shokët e tij të grupit Black Sabbath dhe mbajti një koncert të madh lamtumire për fansat. Në një deklaratë për publikun, familja e tij tha se ai vdiq i rrethuar nga dashuria. “Nuk e keni idenë se si ndihem – faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, i kishte thënë 76-vjeçari fansave ndërsa performonte në skenë në Villa Park, një koncert i organizuar së bashku me disa nga grupet e tij të preferuara, përfshirë Metallica dhe Guns’n’Roses, për “performancën e tij të...