U mor e pandehur, Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

U mor e pandehur, Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në videon e siguruar nga vizion Plus, Ajola Xoxa shihet teksa  mbërrin në SPAK . Xoxa u mor e pandehur pak ditë më parë së bashku me Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parave, fshehje e pasurisë dhe futjes e sendeve të paligjshme. /vizionplus.tv