Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U mbyt 10 muaj më parë, nxirret nga uji superjahti “Bayesian” që u fundos në Palermo (VIDEO)
Jahti luksoz “Bayesian”, i cili u mbyt në Porticello, Palermo, natën e 19 gushtit 2024, është nxjerrë më në fund nga uji pas 10 muajsh nga vinçat gjigantë Hebo Lift 10 dhe 2. Të premten, mjeti lundrues ishte sjellë në sipërfaqe për të lejuar vendosjen e litarëve shtesë që do të ndihmonin në tërheqjen përfundimtare. Mëngjesin e sotëm, trupi i anijes është nxjerrë plotësisht nga deti dhe për herë të parë do të jetë i dukshëm pas gati një viti. Menjëherë pas kësaj, do të nisin operacionet për zbrazjen e ujit të mbetur brenda, proces që do të ndihmojë në vlerësimin e gjendjes së mjetit pas ngjarjes. Në zonën përreth vendit të operacionit të shpëtimit, janë pozicionuar disa mjete lundruese të Gardës Detare për të...