U largua nga posti i nënkryetares së Shqipëria Bëhet, Etleva Merko tregon arsyet e ‘distancimit’ me Lapajn

U largua nga posti i nënkryetares së Shqipëria Bëhet, Etleva Merko tregon arsyet e ‘distancimit’ me Lapajn

Ish-nënkryetarja e partisë “Shqipëria Behet”, Etleva Merko, tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti që mbante në këtë parti. Ajo konfirmoi në studio se ka dhënë dorëheqjen nga funksionet politike në Lëvizjen “Shqipëria Behet”, por pohoi se do të vazhdojë aktivizmin e saj. Po ashtu Merko sqaroi dhe polemikat në portale që pretendonin se nëna e saj kërkonte mandatin si deputete. “Po, është lajmi i vërtetë, unë kam dhënë dorëheqjen si nënkryetare e partisë ‘Shqipëria Behet’. Sa i përket largimit tim nga pozicioni politik, kjo erdhi në zbatim të statutit të partisë, sepse normalisht kur dikush ka një pozicion politik si unë që isha nënkryetare partie, duhet të ketë dhe dinjitetin të dorëhiqet nga pozicioni pas humbjes së...