U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 8 persona të arrestuar dy ditë më parë, pas dyshimeve për përfshirje në një linjë të trafikut të armëve. Me kërkesë të prokurorisë gjykata miratoi izolimin në paraburgim të të dyshuarve Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Asnjë nga të dyshuarit nuk ka dhënë shpjegime në gjyq. Ndërsa mbrojta ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njerëzit në veprime të kundërligjshme....
Burimi: Javanews.al