Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier
Dy persona janë arrestuar në Libofshë të Fierit pasi janë kapur gjatë natës në parcelat që kishin kultivuar me drogë në fshatin Rreth. Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Adrian Shkrela dhe 28-vjeçari Jorgos Bena. Policia asgjësoi 284 bimët narkotike. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit...