U kap në Greqi, turku kërkohej për tentativë vrasjeje në Sauk, detaje nga plagosja e 36-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Greqi i një 19-vjeçari turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, 19-vjeçari dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit turk Halil Uçar, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur më 9 mars të këtij viti në një lokal në zonën e Saukut, në Tiranë. Në momentin e ngjarjes, autori i dyshuar dhe 36-vjeçari ndodheshin në tavolina të ndryshme dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte darkuar në katin e parë, 19-vjeçari është ngjitur në katin e dytë, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Pas të shtënave, autori i dyshuar është...
Burimi:
ntv.al