Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Mediat italiane shkruajnë se karabinierët e Riçione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen. Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës. Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte....