U kap me armë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë!  E kishte fshehur brenda një kutie në formë zemre

U kap me armë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! E kishte fshehur brenda një kutie në formë zemre

Një 23-vjeçar, i cili kishte me vete një armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës. Në kuadër të opëracionit “Gracka”, në rrugën “Demir Progni” u arrestua shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste. Arma ishte fshehur në një kuti e cila shërben për paketime dhuratash. Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Burimi: Javanews.al