U kallëzua në SPAK nga gjyqtarët, ministri Malaj: Kam zbatuar ligjin…nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, i duan pagat 9.9 mln
Petrit Malaj TIRANË-Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar pas kallëzimit penal të depozituar në SPAK nga Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me mosekzekutimin e pagave të muajit gusht për magjistratët. Malaj deklaron se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe arsyeja e bllokimit lidhet me faktin se Ministria e Financave ka refuzuar të ekzekutojë shtesat e kërkuara të pagave pa një vendim të ri të Parlamentit. Malaj shprehet se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por çështja do të adresohet më 17 shtator në Kuvend, kur parashikohet miratimi i ligjit që do t’i japë Ministrisë së Financave kompetencat administrative për veprimin në këtë drejtim. Në reagimin e tij Ministri i Financave ka listuar edhe shifrat e...
Burimi:
zeri.ai