Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U hodhën nga lartësitë/ 151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat në Stamboll mbyllen për dy ditë
👁8279
Numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 151. Ata janë lënduar pasi janë hedhur nga lartësitë për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmetet, thotë zyra e guvernatorit të Stambollit. Në një postim në X, shton se nuk ka pasur viktima të regjistruara dhe asnjë ndërtesë banimi nuk është shembur. Një ndërtesë e braktisur në lagjen Fatih të Stambollit u shemb. Furnizimi me energji dhe gaz, infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve janë gjithashtu të paprekura, shton ai. Shkollat në Stamboll do të mbyllen të enjten dhe të premten, ka njoftuar ministri i Arsimit Yusuf Tekin....