‘U hodha nga kati i dytë për të shpëtuar’, banori i pallatit në Elbasan: Nuk kam ku të fle

‘U hodha nga kati i dytë për të shpëtuar’, banori i pallatit në Elbasan: Nuk kam ku të fle

banori i pallatit ELBASAN Shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5 katësh në Elbasan ka lënë pas jo vetëm dëme të mëdha materiale, por edhe banorë të traumatizuar, të cilët u përballën me momente rreziku për jetën. Njëri prej tyre tregon se për të shpëtuar është detyruar të hidhet nga ballkoni i banesës e cila ndodhej në katin e dytë.  Banori rrëfen se gjatë shpërthimit dera e ballkonit e ka goditur në kokë duke bërë që të kërkojë ndihmë mjekësore. Por momentet më të vështira ishin ato kur djali ndodhej i bllokuar brenda dhomës dhe ai nuk kishte mundësi ta nxirrte. Situata u bë edhe më e rëndë pasi struktura e katit të tretë kishte zënë një pjesë të dhomës së gjumit dhe hyrjen, duke e...