U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore. 12-vjeçari, shtetas i huaj, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës. Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det...