U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
foto ilustruese VLORË-Shtatë fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në Pediatrinë e spitalit të qytetit, pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore. Rasti ka ngritur dyshime për një problem të mundshëm të lidhur me ushqimin e konsumuar në kopsht. Raportohet se fëmijët janë paraqitur në spital mbrëmjen e 6 nëntorit, me dhimbje barku e të vjella të vazhdueshme. Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë mostrat dhe pritet rezultati i analizave, për të verifikuar nëse problemet shëndetësore të fëmijët kanë ardhur si pasojë e helmimit.
Burimi:
zeri.ai