Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U harrua Gaza?! Pse Izraeli e sulmoi pikërisht tani Iranin (Tre arsyet)
👁10323
Pse Izraeli e sulmoi Iranin pikërisht tani? Ka tre arsye për këtë, shkruan Corriere della Sera, që mund të ndryshojnë terësisht gjendjen në Lindjen e Mesme. Së pari, negociatat SHBA-Iran janë në ngërç! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u befasua kur SHBA-të (nën drejtimin e Trump) nisën bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ai madje e mësoi lajmin gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar një “moment poshtërimi”. Pas kësaj, SHBA dhe Irani nisën të dërgojnë mesazhe pozitive ndaj njëri-tjetrit, aq sa u nënshkrua një armëpushim me rebelët Houthi në Jemen. Ndërkohë, Trump ishte gjithnjë e më i pakënaqur me luftën e përgjakshme...