U godit në kokë gjatë protestës, efektivi i policisë përfundon operacionin me sukses

U godit në kokë gjatë protestës, efektivi i policisë përfundon operacionin me sukses

Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në kokë e efektivit 64-vjeçar të policisë, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme në Shkodër. Pas operacionit,  Fasli Rama i cili u godit në kokë me hekur, do të kalojë në reanimacion, ku do të vijojë të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Megjithëse ndërhyrja ka përfunduar me sukses, ende nuk mund të thuhet se polici është jashtë rrezikut. Gjendja e tij do të vijojë të ndiqet nga bluzat e bardha.