U godit me gurë në kokë, shefi i forcave të rendit në Shkodër niset me urgjencë drejt Tiranës

U godit me gurë në kokë, shefi i forcave të rendit në Shkodër niset me urgjencë drejt Tiranës

pamje-shkoder SHKODËR- Situata në Shkodër është përshkallëzuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Raportohet se komandanti i forcave të rendit, Fasli Rama, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë incidenteve. Sipas informacioneve paraprake, Rama është goditur me gur në kokë gjatë përleshjeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër.     View this post on Instagram   Për shkak të plagës së rëndë, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si kritike, ndërsa priten informacione të mëtejshme lidhur me ecurinë e saj./ZËRi