U gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin/ Identifikohet viktima, vuante nga probleme të shëndetit mendor

U gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin/ Identifikohet viktima, vuante nga probleme të shëndetit mendor

Isuf Jevgu është i moshuari, që u gjet pa shenja jete një ditë më parë në lumin Shkumbin, pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan. Viktima u identifikua pas ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas familjarëve, 78-vjeçari që banonte në lagjen “Skënderaj”, vuante nga skleroza. Trupi u konstatua të hënën rastësisht nga një peshkatar amator, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv