U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar  për atentatin e ndodhur sot në mbrëmje pranë Komunës së Parisit, ku mbeti i vrarë në makinë një person. “Blutë” bëjnë me dije se brenda automjetit tip “Vlovo” është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet I.H., të cilit dyshohet se i është bërë atentat me armë zjarri. “Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për...