U gjet e vdekur në banesën e djegur, dyshime se 52-vjeçarja në Pogradec është vrarë

U gjet e vdekur në banesën e djegur, dyshime se 52-vjeçarja në Pogradec është vrarë

Policia dyshon se zjarri në banesën e 52-vjeçares Kozeta Teço, i cili i mori jetën, është ndezur qëllimisht. Sipas burimeve, në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune. Prandaj pista e parë që po hetohet është ajo e vrasjes për motive pronësie. Kujtojmë se trupi i 52-vjeçares u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 të Pogradecit. Paraprakisht policia tha se ajo humbi jetën si pasojë e asfiksisë, por këqyrja nga ekspertët mjeko-ligjorë të trupit të pajetë ka zbuluar se mund të bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.