U gjet e vdekur në apartamentin e saj në Sarandë, kush është 63-vjeçarja amerikane

U gjet e vdekur në apartamentin e saj në Sarandë, kush është 63-vjeçarja amerikane

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën, ku një shtetase amerikane, Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeç, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Viktima, e cila kishte zgjedhur të jetonte në Shqipëri gjatë viteve të fundit, u gjet e pajetë në apartamentin që kishte blerë në qytet. Ndërsa fillimisht dyshohet për vdekje natyrale, burime nga grupi hetimor nuk përjashtojnë as mundësinë e mbidozës si shkak i vdekjes. Hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Burimi: Javanews.al